Masat ndaluese kundër koronavirusit kanë ndikuar në shtimin e numrit të bletëve.
Gëzim Skermo, një bletërritës tha se ky ka qënë një vit i artë për bizneset e rritjes së bletëve.
Ferma e tij, më e madhja në vend me më shumë se 300 koshere të vendosur në malet e Moravës, është e vetmja që eksport mjalt.
Skermo tha se asnjëherë nuk ka parë një sezon me të mirë se ky që kaloi, duke e quajtur “rilindja e naturës dhe e bletëve”.
Rritje e prodhimtarisë vjen për shkak të uljes së ndotjes së ajrit për shkak të mbylljes së industrisë dhe kufizimit të makinave nga koronavirusi.
Gjithashtu, fermerët kanë ulur sasinë e pesticideve të përdorura.
Skermo tha se këtë vit, në krahasim me vitin 2016 dhe 2017 ku 40 për qind e koshereve në vend u shua , vendi humbi 60 milionë euro, prodhimi i sasisë së mjaltit do të rritet.
Ferma e Moravës prodhon 5 deri në 15 ton mjaltë çdo vit, të llojeve të ndryshme.