Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të vetizolohet për shkak të koronavirusit. Ai pohoi se do të punojë nga shtëpia e tij për 14 ditët e ardhshme.
“Këshillat e reja të paraqitura nga qeveria italiane shtrin zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar. Kjo ka pasoja të rëndësishme për sjelljen e eurodeputetëve italianë. Për këtë arsye, unë kam vendosur pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, si masë paraprake, të ndjek masat e treguara dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e treguara nga protokolli shëndetësor “
Ky është zyrtari i disatë i cili vetizolohet. Presidenti i Portugalisë, senatorët amerikanë Ted Kruz dhe Paul Grosar gjithashtu vendosën të vetizolohen, si masë kundër koronavirusit.