Koronavirusi-Presidenti i PE vetizolohet

Nga Exit News
Koronavirusi-Presidenti i PE vetizolohet

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të vetizolohet për shkak të koronavirusit. Ai pohoi se do të punojë nga shtëpia e tij për 14 ditët e ardhshme.

“Këshillat e reja të paraqitura nga qeveria italiane shtrin zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar. Kjo ka pasoja të rëndësishme për sjelljen e eurodeputetëve italianë. Për këtë arsye, unë kam vendosur pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, si masë paraprake, të ndjek masat e treguara dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e treguara nga protokolli shëndetësor “

Ky është zyrtari i disatë i cili vetizolohet. Presidenti i Portugalisë, senatorët amerikanë Ted Kruz dhe Paul Grosar gjithashtu vendosën të vetizolohen, si masë kundër koronavirusit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>