132 është numri i viktimave të shkaktuara nga koronavirusi, që prek çdo ditë më shumë njerëz.
Vetëm gjatë 24-orëshit të fundit, 26 persona humbën jetën.
Ndërkohë numri i të prekurve ka arritur në 5.974 nga 4515 persona që ishtë një ditë më parë. Kjo shifër është më e lartë se numri i të prekurve nga Sarsi në vitin 2002 e 2003, që njihet si një prej viruseve që preku më shumë njerëz e shkaktoi vdekjen e pothuaj 800 personave.
Sipas autoriteteve, virusi është shpërndarë në të paktën 16 shtete, mes të cilave Tajlanda, Japonia, Tajvani, SHBA-të, Francë, Turqia, Kanadaja.
Dje u konfimua në Gjermani rasti i parë i një të infektuari në Mynih. Ai ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur në karantinë.
Ndërkohë shtete si Franca e Gjermani po mundohen të nxjerrin shtetasit e tyre që jetojnë në Wuhan, qytetin ku nisi virusi dhe ku tashmë numërohet numri më i madh i të prekurve.