Eksportet dhe importet ranë ndjeshëm gjatë prillit 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2019.
Shkaku kryeosor për uljen e tyre është pandemia e Covid-19, izolimi i qytetarëve dhe mbyllja e bizneseve.
Sipas INSTAT-it, në prill 2020 eksportet e mallrave u ulën me 44,4 për qind krahasuar me prillin 2019, dhe 16,5 për qind krahasuar me marsin 2020.
Kategoritë më të prekura nga ulja e ekporteve janë ajo e ‘tekstileve dhe këpucëve’, e cila u ul me 20,1 pikë përqindje krahasuar me prillin 2019, dhe ajo e ‘materialeve të ndërtimit;, e cila u ul me 10,5 pikë përqindje.
Importet në prill 2020 ranë me 36,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.
Sërish kategoritë më të prekura nga ulja e importeve janë ‘tekstilet dhe këpucët’, me rënie prej 8,4 pikë përqindje, ‘makineri dhe pajisje’ me 10,3 për qind dhe ‘materiale ndërtimi’ me 6,6 për qind.