Korrupsioni i vazhdueshem në Amerikën Latine ka penguar fushatat e vaksinimit dhe ofrimin e një shërbimi shëndetësor cilësor, kundra koronavirusit.
Skandalet me çmimet e fryra për respiratorët e papërdorshëm të blera nga Bolivia, çmimet për maskat N95 në Argjentinë dhe një blerja e tokës për ndërtimin e një spitali, që u deshën më shumë se gjashtë muaj për të funksionuar në Honduras, të gjitha ndikuan në keqmenaxhimin e Covid-19, raporton media amerikane.
Peruja, Kili, Ekuadori dhe Argjentina u shkatërruan gjithashtu nga skandali i ofrimit të vaksinave kundër koronavirusit në fillim për politikanët, familjet dhe miqtë e tyre, e më pas për kategoritë e rrezikuara.
Skandali i fundit përfshinë fajësimin e mundshëm të Presidentit Brazilian Jair Bolsonaro për marrjen e ryshfetit për kontratat për të blerë dy vaksina dhe një marrëveshje në Guatemala për të blerë miliona doza të Sputnik V, të cilat ishin paguar por që nuk ishin dorëzuar kurrë.
Pjesërisht fajin për keq financimin e sistemin shëndetësor e kanë edhe mos kontrolli i fondeve të huaja, pasi shtetet e Amerikës Latine dhe Karaibeve vazhdimisht renditen si disa nga më të korruptuarat në botë.