Korrupsioni në arsimin e lartë është në nivele të larta — Pikat kryesore të raportit

Korrupsioni në arsimin e lartë është në nivele të larta — Pikat kryesore të raportit

90 përqind e të studentëve në vend mendojnë se korrupsioni në arsimin e lartë është në nivele të larta. Ndërkohë që 80 për qind e tyre mendojnë se korrupsioni ekziston në universitetin e tyre. Këto janë gjetjet e paraqitura në raportin mbi Korrupsionin në Arsimin e Lartë të hartuar nga organizata në mbrojtje të qytetarit “Qendresa Qytetare”.

Sipas pyetësorit të plotësuar nga 248 studentë të të gjitha niveleve të studimin në institucionet e Arsimit të Lartë, korrupsioni është shumë i përhapur në universitetet e vendit dhe studentët kanë shumë pak besim në luftën kundër tij.

Më poshtë janë disa nga gjetjet kryesore të raportit:

70 për qind raportojnë se korrupsioni është i pranishëm në degën e tyre specifike të studimit;

67 për qind raportojnë se janë të informuar për raste korrupsioni nga miq dhe familjarë;

25 për qind raportojnë se kanë qenë vetë të prekur nga korrupsioni në fakultetin/degën e tyre;

70 përqind raportojnë se nuk do të pranonin të jepnin ryshfet për një notë më të mirë;

40 përqind shprehen se do të raportonin rastet e korrupsionit dhe rreth 20 për qind përgjigjen se nuk do ta bënin një gjë të tillë;

39 për qind raportojnë se rastet e denoncuara të korrupsionit nuk ndëshkohen;

Vetëm 2,8 përqind kanë besim të plotë se këto raste do të adresohen nga institucionet përgjegjëse;

Metodat e korrupsonit të raportuara nga studentët janë si më poshtë:

Pagesa në këmbim të notës është metoda më tepër e përhapur e korrupsionit e ushtruar nga pedagogët e lëndëve të ndryshme;

Në vend të dytë renditet detyrimi ndaj nxënësve për të blerë librat e pedagogëve;

Stafit akademik dhe ai administrative shfaqin njëlloj sjellje korruptive.

Për këtë raport punuan Rigels Xhemollari – ekspert ligjor; Megi Llubani – eksperte për metodat e kërkimit; Ines Mulellari – inxhiniere Informatike dhe Migen Qiraxhi – kurator grafik.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>