Kosova, 16 ankesa në PZAP për procesin zgjedhor

Nga Exit News
Kosova, 16 ankesa në PZAP për procesin zgjedhor

16 ankesa janë dërguar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP të hënën për procesin zgjedhor në Kosovë.

Zyrtarë nga Paneli kanë thënë për Koha se “për ankesat janë paraqitur individë, subjekte politike, kandidatë për deputetë dhe organizata”.

Ankesat janë në lidhje me thyerjen e heshtjes zgjedhore, zhvillimi i fushatës zgjedhore, dërgoimi i mesazheve si dhe parregullsi në qendrat e votimit.

“Birni ka paraqitur 7 ankesa tri subjekte politike kanë paraqitur 6 ankesa, një komisionere e LDK-së ka paraqitur 1 ankesë, një kandidat për deputet i PDK-së ka paraqitur 1 ankesë, një qytetar ka paraqitur 1 ankesë”, thuhet në njoftimin e PZAP-së.

PZAP njoftoi se afati për vendosjen e këtyre ankesave është 72 orë nga momenti i dorëzimit të ankesave në PZAP dhe “me këto vendime do të njoftohen palët me kohë”.

Zgjedhjet në Kosovë u zhvilluan në 14 shkurt dhe ende nuk ka një datë për nisjen e procesit të numërimit të votave të emigrantëve.

Përveç votave nga diaspora, KQZ-ja nuk ka nisur as procesin e numërimit të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti fitoi me rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

E treta u rendit Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>