Kosova anulon pjesëmarrjen në takimin me Serbinë në Uashington

Nga Exit News
 Kosova anulon pjesëmarrjen në takimin me Serbinë në Uashington

Delegacioni i Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe Kryeministri Avdullah Hoti, ka anuluar pjesëmarrjen në takimin me liderët e Serbisë, në Uashington, parashikuar të zhvillohej në 27 qershor.

Shkak për anulimin është bërë publikimi i akuzave ndaj Thaçit e Veselit nga Zyra e Prokurorisë Speciale në Kosovë e Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet kundër Njerëzimit në Hagë.

Presidenti Thaçi vendosi të mos marrë pjesë në takim në 24 qershor, pak orë pas bërjes publike të akuzave.

I dërguari special i SHBA-ve Richard Grenell përshëndeti vendimin e Thaçit dhe tha se do të vijojë bisedimet me Avdullah Hotin dhe Presidentin serb Vuçiç.

Por mëngjesin e 25 qershorit edhe kryeministri Hoti ka lajmëruar kthimin në Prishtinë për shkak të situatës dhe mospjesëmarrjen në takim.

Ende nuk ka asnjë reagim nga ambasadori Grenell.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>