Kosova blen automjete ushtarake nga Turqia

Kosova blen automjete ushtarake nga Turqia

Kosova ka nënshkruar kontratë për blerjen e 14 automjeteve ushtarake të blinduara nga Turqia, sipas burimeve për Radion Evropa e Lirë.

Burime prej Forcës së Sigurisë së Kosovës informuan mbi blerjen e katër automjeteve të tipit Vuran me tërheqje 4×4, si dhe dhjetë automjeteve të tipit KIRPI, të pajisura edhe me armatime.

Blerjet, në fakt, financohen po nga Turqia, e cila dhuron çdo vit një fond prej 9.7 milionë euro në vit pajisjet ushtarake.

“Të gjitha këto automjete të blinduara janë pajisje shumëfunksionale. Një pjesë e tyre pritet të arrijnë në Kosovë në fillim të vitit të ardhshëm,” citohet një zyrtar i FSK-së nga Radio Evropa e Lirë.

Automjetet Vuran prodhohen nga kompania komerciale turke për mjete ushtarake, BMC Otomotiv në bashkëpunim me firmën më të madhe për pajisjet e mbrojtjes, Aselsan.

Në mujin gusht, Kosova po ashtu pret edhe 50 automjete ushtarake të tipit Humvee, të dhuruara nga SHBA-të.

Blerjet e pajisjeve ushtarake, me gjasa, janë kryer në kuadër të planit për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në ushtri me kapacitete të plota.

Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore në vitin 2018 dhe mendohet se kalimi do të kërkojë një perjudhë tranzitore prej 10 vjetësh.

Gjatë kësaj kohë, vendi po ashtu do të rrisë edhe buxhetin kushtuar ushtrisë, i cili aktualisht është më i ulëti në rajon.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>