Një njësi e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) u bashkua me trupat amerikanë, në një mision paqeruajtës në Kuvajt.
Kjo është hera e parë që ushtria kosovare caktohet në një mision ndërkombëtar, që kur Kosova shpalli pavarësinë në 2008.
Njoftimi u bë të dielën nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve, përmes një statusi në Twitter.
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës vlerësoi fillimin e misionit, duke theksuar se do të forcojë aftësinë e tyre për të mbrojtur vendin dhe do të përmirësojë bashkëpunimin me ushtrinë e SHBA-ve.
Ajo theksoi se Kosova tani është një kontribuese për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.
Ambasadori amerikan Philip S. Kosnett u shpreh se misioni tregon “vullnetin e Kosovës për të përqafuar përgjegjësitë përtej kufijve të saj, që kontribuojnë në sigurinë rajonale dhe globale”.
Parlamenti i Kosovës miratoi dërgimin e trupave të FSK-së më 5 janar, pasuar nga autorizimi i presidentit të nesërmen.
FSK do të shndërrohet në Ushtri të Kosovës brenda vitit 2028, sipas ndryshimeve ligjore të miratuara në parlament në 2018.
Trasformimi po ndihmohet nga ushtritë e SHBA-ve, Mbretërisë së Bashkuar dhe Turqisë.
FSK-ja ka 2,747 ushtarë aktivë dhe synon të dyfishojë numrin, si dhe të sigurojë një forcë rezervë prej 3,000 ushtarësh.
Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) po marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe ushtarake “Defender Europe 21” të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila filloi në Shqipëri, të martën.