Kosova zotohet të bashkohet me zonën Mini-Shengen të nisur nga qeveritë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, sipas dokumentit të marrëveshjes të botuar nga gazetari kosovar Adriatik Kelmendi në Twitter.
Të dyja vendet, gjithashtu kanë rënë dakord edhe për ndërtimin e autostradës dhe hekurudhës midis dy vendeve si dhe për bashkëpunimin për personat e zhdukur.
Gjithashtu, Kosova ka pranuar të ndalojë përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare për një vit. Si dhe, Serbia ka pranuar të ndalojë fushatën e saj të mosnjohjes për të njëjtën periudhë kohe.
Të dyja vendet u zotuan të shpallin Hizballah një organizatë terroriste.