Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dokumente të veçanta dhe jo një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, të premten.
Udhëheqësit përkatës të secilit vend janë nënshkruesit të vetëm, të secilit dokument, me të njëjtën përmbajtje, por tekst të ndryshme për marrëdhëniet me Izraelin, secili me titull “Normalizimi Ekonomik” dhe secili paraprihet nga një shënim urimi nga Presidenti Trump.
Është e paqartë nëse udhëheqësit i dhanë njëri-tjetrit një kopje të dokumentit të tyre përkatësisht të nënshkruar. Është gjithashtu e paqartë se çfarë lloj fuqie do të kenë këto dokumente, përtej një marrëveshje informale midis palëve.
Takimi në Shtëpinë e Bardhë, mes Kosovës, Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, nuk arriti të prodhojë ndonjë marrëveshje dypalëshe ose trepalëshe.
Zgjedhja e këtij lloji dokumenti të pazakontë për tu firmosur ka shmangur çdo nënkuptim ose interpretim se Serbia mund të ketë njohur Kosovën.
Presidenti Vuçiç ka qënë gjithmonë i qartë se negociatat me Kosovë, nuk do nënkuptojnë njohjen reciproke.