Kosova dhe Serbia pranë marrëveshjes për targat, pritet miratimi i Beogradit

Nga Exit News
Kosova dhe Serbia pranë marrëveshjes për targat, pritet miratimi i Beogradit

Kosova ra dakord me një marrëveshje të negociuar nga BE në Bruksel për zgjidhje e çështjes së targave, ndërsa pritet miratimi i palës serbe.

“Kemi arritur te një draft përfundimtar i cili dakorduar pothuajse në tërësi ka mbetur që vetëm që pala serbe të jap dakordimin final, nëse po, mund të fillojë zbatimi i marrëveshjes shumë shpejt”, tha shefi i delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi.

Marrëveshja parashikon që të dy vendet të përdorin “letra ngjitëse” në vend të targave të përkohshme në automjetet respektive.

Sipas Bislimit, kjo zgjidhje do të jetë momentale pasi brenda gjashtë muajsh një grup pune do të përpiqe të gjejë zgjidhje përfundimtare për këtë problem.

Marrëveshja parashikon gjithashtu heqjen e barrikadave në pikat kufitare Jarinjë e Bërnjak si dhe zëvendësimin e njësive speciale të policisë së Kosovës me forcat e KFOR-it.

Ndërkohë zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se dialogu mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga BE-ja nuk ka përfunduar dhe se negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>