Ambasadori O’Brien: Kosova e Serbia dakordësi për ndalimin 1-vjeçar të fushatave të njohjes dhe çnjohjes

Nga Exit News
Ambasadori O’Brien: Kosova e Serbia dakordësi për ndalimin 1-vjeçar të fushatave të njohjes dhe çnjohjes

Ka një ujdi për ngrirjen e fushatave për njohjen dhe çnjohjen e Kosovës respektivisht nga Kosova dhe Serbia për një vit dhe kërkesa për njohjen e Kosovës nga Izraeli ka qenë një përjashtim i lejuar nga Serbia.

Kështu është shprehur Këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Tramp, Ambasadori Robert O’Brien për mediat, edhe pse në dokumentin e ujdisë firmosur nga Kryeministri Hoti është referuar vetëm moratorium për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Gjatë konferencës së shtypit të zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë pas arritjes së ujdisë për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Kosovës dhe Serbisë, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Ambasadori Robert O’Brien u pyet nga një gazetar:

“Në lidhje me kushtet e dakordësisë mes dy palëve për të ngrirë fushatat e njohjes dhe çnjohjes, sa kohë do të zgjasë ajo [dakordësia]?”

Ambasadori O’Brien u përgjigj:

“Është një ngrirje një vjeçare dhe ideja e ngrijes është që t’u japë palëve kohë për të negociuar disa nga çështjet politike mes tyre… Ajo që ne donim të bënim me këtë marrëveshje ishte t’u krijonim palëve një hapësirë frymë-marrjeje për t’u marrë me to [çështjet politike], pa fushatat para mbrapa të njohje sdhe çnjohjes. Ajo që është domethënëse është se si pjesë e kësaj marrëveshje, Kosova u lejua—në fakt, nuk duhet të përdor fjalën ‘u lejua’—që Kosova mori vendimin, si një vend me shumicë myslimane, për të normalizuar marrëdhëniet me Izraelin, të njohë Izraelin dhe të vendosë një ambasadë në Jeruzalem, kryeqytetin e Izraelit.

Dhe ne vlerësojmë faktin që serbët nuk mbajtën qendrim për këtë gjë. Pra, edhe pse do të ketë për një vit ndalim të fushatave të njohjes dhe të çnjohjes—këto janë dy anë të së njejtës medalje—ne qemë në gjendje të arrijmë [njohjen reciproke të Izraelit dhe Kosovës] në sajë të trimërisë së udhëheqësve, Presidentit Vuçiç, Kryeminsitrit Hoti dhe Kryeministrit Netanjahu.”

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>