Kosova fiton medaljen e parë olimpike

Kosova fiton medaljen e parë olimpike

Kosova fitoi të shtunën medaljet e para olimpike në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

Ka qënë xhudistja Distria Krasniqi, e cila siguroi fitoren e parë, duke kaluar në gjysmëfinale, pas ndeshjes me brazilianen Gabriela Chibana për peshat 48 kg për femra.

Ajo triumfoi edhe kundër Urantsetseg Munkhat të Mongolisë pak orë më vonë, duke marr medaljen e parë për Kosovën.

Krasniqi ka shansin t’i jap vendit medaljen e parë të arit, në finalen që do të luhet në orën 11.15 kundër Funa Tonakit, përfaqësueses së vendit pritës së Lojrave.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>