Kosova kërkon pezullimin e tarifës së rrugës së Kombit deri më 15 shtator

Kosova kërkon pezullimin e tarifës së rrugës së Kombit deri më 15 shtator

Gazeta e Kosovës Koha.net raporton se Zëvendës kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj i ka kërkuar homologut të saj Erion Braçe gjetjen e mundësisë për pezullimin e tarifës së rrugës së Kombit, deri më 15 shtator.

Braçe i ka premtuar zyrtares kosovare se pezullimi i tarifës do të diskutohet në mbledhjen e qeverisë, që do të mbahet këtë javë.

Halimaj dhe Braçe u takuan për të diskutuar për përgatitjet për mbledhjen e të dy qeverive, që pritet të mbahet muajin shtator në Shkodër.

Në takim, Halimaj kërkoi edhe heqjen e pengesave për realizimin e marrëveshjeve të arritura më herët; siç është funksionalizimi i plotë i pikës doganore në Durrës, unifikimi i kodit doganor, njohja e dokumentacioneve recioproke për eksport dhe import, si dhe kërkesën e Odës së Farmacistëve të Kosovës për listën e çmimit të barnave.

Temë e këtij takimi ishte edhe menaxhimi i pandemisë COVID-19 në dy vendet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>