Kosova kërkon të anëtarësohet në NATO

Nga Exit News
Kosova kërkon të anëtarësohet në NATO

Kosova e ka për qëllim të saj anëtarësimin në NATO, i tha kryeministri Hoti, sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenber.

Stoltenberg dhe Hoti u takuan të martën në selinë qendrore të NATO-s, një ditë pas takimit të dytë Kosovë-Serbi në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së.

“Kosova e ka të qartë qëllimin e saj për në rrugën e integrimit evropian dhe për tu bërë anëtare e NATO-s, sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Hoti pas takimit.

Ai theksoi rëndësinë e misionit të NATO-s në Kosovë —KFOR—për sigurinë dhe qendrueshmërinë në rajon.

Stoltenberg tha se NATO do të vazhdojë të mbështesë paqen dhe sigurinë në Kosovë.

Nuk është e qartë nëse të dy udhëheqësit kanë diskutuar për kontroll të përbashkët të ushtrisë serbe dhe KFOR-it në territorin e Kosovës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>