Kosova lehtëson masat kundër Covid-19

Nga Exit News
Kosova lehtëson masat kundër Covid-19

Kosova ka lehtësuar, të premten, masat kundër Covid-19, raportojnë mediat e Kosovës.

Masat janë lehtësuar për disa sektorë, si dhe është zgjatur orari i qarkullimit në bashkitë me rrezik të ulët dhe të mesëm. Në këto bashki do të lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa për qyetarët nuk do të ketë pengesa për lëvizjen.

Ndërsa në bashkitë me rrezik të lartë nga Covid-19, qytetarët do mund të lëvizin deri në orën 21:30.

Qarkullimi në zonat e kuqe, pra ato me rrezik të lartë, ndalohet nga ora 21:30 deri në orën 05:00.

Masat kanë hyrë në fuqi të premten.

Personave mbi moshën 65 vjeç iu lejohet dalja jashtë shtëpisë vetëm gjatë orarit 6:00-10:00 dhe 16:00-19:00.

Jashtë këtij orari mund të dalin vetëm për nevoja emergjente dhe shëndetësore.

Në hapësira të mbyllura ndalohet grumbullimi i qytetarëve në numër prej më shumë se 30 personave.

Ndërsa në hapësira publike lejohet grumbullimi deri në 50 persona.

Të gjitha tubimet publike të organizuara në hapësira publike ndalohen në jo më shumë se 50 persona.

Lehtësimi masave ka ardhur pasi autoritetet shëndetësore në Kosove e kanë konsideruar të qetë situatën e Covid-19.

Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha:

 “Me situatën aktuale Kosova rangohet me numrin më të vogël të vendeve për numrin e të infektuarve, por edhe të vdekjeve”.

Autoritet njoftuan se procesi mësimor fillon më datë 18 janar. Konviktet dhe mensat do të punojnë duke respektuar manualin për mbrojtje dhe përhapjen nga Covid-19.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>