Kosova lejon testimet për Covid-19 në spitalet private

Nga Exit News
Kosova lejon testimet për Covid-19 në spitalet private

Kosova do të lejojë laboratorët pranë spitaleve privatë të kryejnë testime për Covid-19. Lajmin e bëri të ditur Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj.

Në një komunikim me gazetarët, ministri Zemaj tha:

“Sot kam nënshkruar dy udhëzime administrative. Kam nënshkruar bordin e ri për licencim për pjesën për COVID-19 të laboratorëve privatë. Menjëherë do të fillojnë institucionet publike të rrisin numrin e testimeve. Komuna e Prishtinës veç është në pritje, besoj që institucionet publike dhe private do të përgatiten për këtë punë”

Një ditë më parë qeveria në Kosovë mori një sërë masash kufizuese për të parandaluar përhapjen e Koronavirusit. Në Kosovë, që prej 13 marsit, e deri më 12 korrik janë regjistruar 4,931 raste me COVID-19. Prej tyre, 102 pacientë kanë vdekur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>