Kosova merr mbi 38 mijë vaksina AstraZeneca nga COVAX

Nga Exit News
Kosova merr mbi 38 mijë vaksina AstraZeneca nga COVAX

Zyra e UNICEF-it në Kosovë bëri me dije të mërkurën se vendi priti 38 400 doza të vaksinës AstraZeneca, të siguruara përmes programit COVAX të OBSH-së.

Kjo është furnizimi i katërtë i siguruar nga COVAX, nga i cili Kosova ka siguruar gjithsej 211 420 vaksina.

UNICEF shpjegoi se ka marr përsipër të sigurojë vaksinimin për 20% të qytetarëve të rritur të vendit dhe në javët e ardhshme pritet një dërgesë e madhe prej 521 820 vaksinash Pfizer.

Kosova ishte vendi i fundit në rajon që filloi fushatën e vaksinimit dhe deri në maj, vendi i vetëm që nuk kishte siguruar vaksina jashtë mekanizmit të shpërndarjes së vaksinave në botë, COVAX.

Tashmë, vendi ka adminsitruar mbi 46o mijë doza, prej të cilave 162 306 persona janë vaksinuar plotësisht, ndërkohë që 297 të tjerë kanë marr të paktën dozën e parë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme