Kosova nisi të shtunën trajtimin me plazëm tek të sëmurët, njoftoi ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai deklaroi se deri më tani tre pacientë kanë marrë këtë trajtim, duke pohuar se nuk kanë patur efekte anësore.
Me 4 shkurt, Kosova nisi mbledhjen e gjakut nga pacientët që e kanë kaluar virusinm për të nisur terapinë me plazëm tek të sëmurët.
Autoritetet shëndetësore nisën terapinë me plazëm në Kosovë si një terapi mbështetëse.
“Transfuzioni i gjakut ka filluar grumbullimin e dozave të para. Me udhëzuesin tonë, këtë trajtim me plazmë konvalescente do ta aplikojmë te format e rënda të sëmundjes ose të format që kanë tendencë të përkeqësimit të shpejtë”, u shpreh epidemiologu Sali Ahmeti.