Kosova nis vaksinimin e mjekëve me vaksinën Pfizer

Nga Exit News
Kosova nis vaksinimin e mjekëve me vaksinën Pfizer

Të mërkurën, 5 maj, Kosova do të fillojë procesi i vaksinimit të punonjësve shëndetësorë me vaksinën e Pfizerit. Sot kanë arritur 4680 doza të vaksinës Covid-19 të Pfizer/Biontech, pjesë e nismës Covax, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

BE njoftoi se do të sjellë në Kosovë 95 mijë doza të vaksinave kundër Covid-19.

Një numër i madh i punonjësve shëndetësorë kishte refuzuar të merrte vaksinën e AstraZenencas.  Nga MSH-ja është thënë se do të vaksinohen punonjësit shëndetësorë që për arsye shëndetësore nuk arritën të vaksinohen në fazën e parë, e për këtë duhet të kenë dëshmi, raporton Koha.net.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>