
Ministria e Shëndetësisë në Kosova njoftoi të dielën kategoritë që do të vaksinohen të parat.
Të dielën në orën 20:000 mbërrijnë dozat e para të vaksinave në Kosovë. Vaksina do të jetë e kompanisë AstraZeneca, të cilët Kosova e ka siguruar përmes skemës COVAX. Kosova ishte i vetmi vend në Ballkanin perëndimor që nuk kishte nisur vaksinimin.
Sipas njoftimit, në fazën e parë do të vkaoisnohet 3% e popullsisë ku përfshihen punonjës të shëndetësisë dhe të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, rreth 54 mijë.
Në fazën e dytë synohet vaksinimi i 17% të popullsisë, ku përfshihen rreth 306 000.
Prioritet në këtë fazë do të jenë mësuesit.
Plani thekson se do t’i japë rëndësi shpërndarjes së barabartë të vaksinave.
Për fazat e para do të përdorën vaksinat e AstraZenca ndërsa për fazën e tretë ato të Pfizer.