Kosova nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shtrëngon kufizimet

Nga Exit News
Kosova nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, shtrëngon kufizimet

Qeveria e Kosovës nuk do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për menaxhimin e pandemisë së Covid-19, por do të shtojë masat kufizuese.

Njoftimin e bëri pasditen e së dielën kryeministri Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kryeministri deklaroi se në këshill u disktuan dy skenare: skenari i parë që nënkupton zbatim shumë rigoroz te masave aktuale dhe shtimi i të reja, dhe skenari i dytë, shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme.

Hoti tha se në këshill kishte unanimitet për të shkuar me skenarin e parë, por paralajëmroi se nëse situate e Covidit përkeqësohet atëherë vendi mund të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme.

Masat e reja kufizuese priten të vendosen nga qeveria mbrëmjen e së dielës. Disa prej tyre mund të jenë ndalimi i plotë i tubimeve dhe zbatimit të riteve fetare, detyrimi i institucioneve dhe bizneseve për tu pajisur me dezinfektues dhe maska.

Deri në 12 korrik, në Kosovë ka 4715 të infektuar, 101 të vdekur, 2227 të shëruar dhe 2387 ende të infektuar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>