Kosova pritet që të dielën në orën 17:00 të vazhdojë seancën për zgjedhjen e presidentit.
Kuvendi i Kosovës ka dështuar dy herë deri më tani për të zgjedhur presidentin.
Kandidatët për president/e janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta.
Kuvendi i Kosovës u mblodh të shtunën për të votuar presidentin, por asnjëri prej kandidatëve nuk arriti kuorumin e nevojshëm.
Edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës kishte premtuar se do të votonte Vjosa Osmanit, deputetët Avdullah Hoti, Agim Veliu dhe Driton Selmanaj, nuk morën pjesë në votim.
79 deputetë votuan të shtunën për presidentin e ri të Kosovës, në të dyja herët e raundit të parë.
Kuorumi i nevojshëm është 80 nga 120.
Deputetët e PDK-së u larguan nga salla, duke e quajtur Osmanin kandidaturën e Albin Kurtit për të kapur institucionet e pavarura.
Nëse zgjedhja e presidentit dështon sërish, Kosova do duhet të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohshme.