Kosova refuzon të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit

Kosova refuzon të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit

Kosova nuk do të marri pjesë në shpërndarjen e çmimeve Nobel, për shkak të një prej fituesve, shkrimtarit Peter Handke. Ky fakt u bë i ditur nga Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli. Në një postim në faqen e tij në Facebook ai shkruan:

Kosova nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Nobelit në Stokholm këtë vit. Unë konfirmoj se ambasadorja ynë Znj. Shkendije-Geci-Sherifi do të bojkotojë këtë event, shkaku i fituesit kontravers të Çmimit Nobel, Peter Handke, mik dhe mbështetës i politikës së Millosheviqit. “

Ai i bëri thirrje dhe shtetit shqiptar të veprojë në të njëjtën mënyrë si shteti i Kosovës.

“Unë gjithashtu pres që edhe Ambasadori i Shqipërisë të veprojë në mënyrë të ngjashme”

Peter Handke fitoi çmimin Nobel për Letërsinë. Ai u bë i njohur për admirimin e tij ndaj Slobodan Millosheviçit, si dhe një mohues i madh i genocidit. Gjatë viteve 1990, ai doli në skenë si një mbrojtës i zëshëm i Serbisë gjatë rënies së ish-Jugosllavisë, duke i krahasur ata me hebrenjtë dhe me nazistët.Handke ka qënë njeri i afërt me Miloshevicin dhe ai shkroi eulogjinë në funeralin e tij, ndërkohë që ai u gjykua nga Gjykata e Krimeve të Luftës në Hagë për genocid dhe për krime të tjera të kryera gjatë viteve 1990.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>