Kosova regjistron 11 viktima dhe 873 raste të reja me COVID-19

Nga Exit News
Kosova regjistron 11 viktima dhe 873 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë me dije të shtunen se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 11 viktima me koronavirus.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Skënderaj 3 raste (83, 74, 69 vjeç), Prishtinë 2 raste (85, 70 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Klinë 1 rast (62 vjeç), Lipjan 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (76 vjeç), Prizren 1 rast (36 vjeç), Suharekë 1 rast (63 vjeç).

Gjithashtu janë raportuar 873 të infektuar të rinj, pas kryerjes së 4371 testeve, në institucionet publike e private të shëndetit.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se 544 pacientë kanë mposhtur sëmundjen e koronavirusit, por mbeten ende 13424 raste aktive.

Prej fillimit të pandemisë në Kosovë janë regjistruar 87067 të infektuar, prej të cilevëve 1 830 kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>