Kosova regjistron 14 viktima dhe 277 raste të reja me Covid-19

Nga Exit News
Kosova regjistron 14 viktima dhe 277 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të hënën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 2 047 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 364 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 411 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 87 423 raste.

Mbeten 12 285 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 3 raste (80, 75, 73 vjeç), Deçan 1 rast (58 vjeç), Gjakovë 1 rast (67 vjeç), Gjilan 1 rast (76 vjeç), Lipjan 1 rast (74 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç), Prizren 1 rast (66 vjeç), Shtime 1 rast (66 vjeç), Suharekë 1 rast (83 vjeç), Viti 1 rast (83 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 101.749 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 086 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>