Kosova regjistron 14 viktima dhe 442 raste të reja me Covid-19

Nga Exit News
Kosova regjistron 14 viktima dhe 442 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 14 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 3 090 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 442 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 957 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 88 380 raste.

Mbeten 11 756  raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Drenas 3 raste (91, 83, 69 vjeç), Mitrovicë 3 raste (76, 62, 61 vjeç), Leposaviq 2 raste (78, 68 vjeç), Prishtinë 2 raste (70, 69 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (88 vjeç), Obiliq 1 rast (67 vjeç), Viti 1 rast (68 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 102 236 raste raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 100 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>