
174 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1.224 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit ka humbur jetën një qytetar.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 51.502 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe 8.314 raste aktive. Në Kosovë janë shëruar 445 pacientë.
Prej tyre 1.336 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.