Kosova regjistron 364 raste të reja me Covid-19 dhe 11 viktima

Nga Exit News
Kosova regjistron 364 raste të reja me Covid-19 dhe 11 viktima

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të dielën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 11 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 3 501 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 364 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 529 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 87 012 raste.

Mbeten 12 433 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 68 vjeç), Vushtrri 2 raste (78, 65 vjeç), Ferizaj 1 rast (71 vjeç), Gjakovë 1 rast (72 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Lipjan 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (77 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 101.517  raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2 072 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>