Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima.
Ndërkohë, nga testimi i 1.312 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 75 raste pozitive.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 96.012.
Mbeten 7.508 raste aktive.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).
Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 105.711 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.191 pacientë kanë humbur jetën.