Kosova regjistron 4 viktima dhe 75 raste të reja me Covid-19

Nga Exit News
Kosova regjistron 4 viktima dhe 75 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njoftoi të martën se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima.

Ndërkohë, nga testimi i 1.312 mostrave në laboratorët publik dhe privat, kanë rezultuar 75 raste pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 546 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 96.012.

Mbeten 7.508 raste aktive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (76, 73 vjeç), Pejë 1 rast (84 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (47 vjeç).

Prej fillimit të pandemisë, Kosova ka regjistruar 105.711 raste me COVID-19, prej të cilave tyre dhe 2.191 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>