
Kosova të hënën shënoi 596 raste të reja me koronavirus, dhe 5 vdekje, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën u shëruan 136 raste dhe u regjistruan 8,253 raste aktive.
Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 25,388 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 773 pacientë kanë vdekur.
Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.