
Kosova të hënën shënoi 637 raste të reja me koronavirus, dhe 13 vdekje, sipas Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Sipas të dhënave të këtij Instituti të hënën u shëruan 104 raste dhe u regjistruan 7,798 raste aktive.
Prej 13 marsit, në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 24, 792 të prekur nga sëmundja Covid-19. Prej tyre 768 pacientë kanë vdekur.
Qeveria vendosi shtetrrethim dhe ndalim të aktiviteteve si restorante, bare, qendra tregtare që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00.