Në Kosovë është shënuar java më vdekjeprurëse nga pandemia COVID-19 që prej marsit 2020.
Autoritetet shëndetësore regjistruan të dielën 21 viktima duke e çuar në 184 numrin e jetëve të humbura si pasojë e koronavirusit gjatës 7 ditëve të fundit.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 1278 persona kanë dalë pozitivë, rreth 12 përqind e të testuarve në total gjatë 24 orëve të fundit.
1248 pacientë u shëruan, ndërsa të infektuar aktualisht janë 26 534 persona.
Në total, 306,287 qytetarë janë vaksinuar me dy doza në Kosovë, rreth 17 përqind e popullsisë.