Qeveria e Kosovës e ka deklaruar organizatën “Hezbollah”, organziatë terroriste. Vendimi u miratua nga qeveria Hoti ditën e mërkurë.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, në mënyrë që të ruaj sigurinë rajonale dhe globale, mbrojtjen e interesave të shtetit dhe pjesmarrjen aktive në aleancat ndërkombëtare për të luftuar grupet terroriste, deklaroi përfaqësuesen në Kosovë të Organizatës Terroriste Botërore “Hezbollah”, organizatë terroriste”, shkruhet në vendimin e qeverisë.
Hezbollah është një parti politike Shia e bazuar në Liban, me mbështetje të fortë ushtarake nga Irani. Aktiviteti i saj u shtri në disa vende me shumicë myslimane gjatë protestave politike dhe luftrave.
18 vende, Bashkimi Evropian dhe vendet Arabe e kanë deklaruar Hezbollah, organizatë terroriste.