Kosova shpall ‘non-grata’ fitues të çmimit Nobel Peter Handke

Nga Redaksia
Kosova shpall ‘non-grata’ fitues të çmimit Nobel Peter Handke

Kosova ka shpallur person ‘non-grata’ shkrimtarin austriak Peter Handke, fitues të çmimit Nobel në Letërsi.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili në një postim në Facebook shkruan:

“Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë. Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm.”

Më herët, Kosova refuzoi të marrë pjesë dhe në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve Nobel. Të njëjtin vendim mori dhe Shqipëria.

Dhënia e çmimit nobel për Letërsinë shkrimtarit Peter Handke, në tetor 2019, shkaktoi zemërim tek qytetarët shqiptarë, boshnjakë dhe kosovarë.

Peter Handke njihet si mbështetës i “Kasapit të Balllkanit” Slobodan Milosheviç dhe si mohues i madh i genocidit. Gjatë viteve 1990, ai doli në skenë si një mbrojtës i zëshëm i Serbisë gjatë rënies së ish-Jugosllavisë, duke i krahasur ata me hebrenjtë dhe me nazistët.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>