Kosova shtrëngon masat antiCovid

Nga Exit News
Kosova shtrëngon masat antiCovid

Qeveria e Kosovës vendosi të enjten të shtrëngojë masat antiCovid për shkak të rritjes së shifrave të infektimeve ditore.

Masat do të hyjnë në fuqi më 20 gusht dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e justifikoi vendimin me nevojën për ulje të inketimeve me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

“Për shkak se në shtator fillon procesi mësimor, ne kemi parapare që masat të jenë deri më 10 shtator, por nëse situata epidemiologjike ka ndryshime, ne do të analizojmë masat ku do të përfshihen institucionet private dhe publike,” deklaroi Vitia.

Me masat e reja, qytetarëve në Kosovë do t’u kërkohet provë imunizimi për të marr pjesë në aktivitete me pjesëmarrje mbi 100 persona.

Më specifikisht, do të kërkohët dëshmia për vaksinim ose në mungesë të saj, një test negativ në koronavirus, jo më i vjetër se 72 orë, një testi antigjen jo më i vjetër se 48 orë, ose dëshmia për shërim nga koronavirus brenda 180 ditëve.

Dëshmia e imunizimit do t’u kërkohet edhe personave që punojnë në këto biznese, ndërkohë që personave nën 18 vjeç do t’u kërkohet vetëm për hyrje në klubet e natës.

Të tjera masa përfshijnë mbajtjen e detyruar të maskës në ambiente të brendshme apo në grupe me mbi 4 persona në ambiente të jashtme. Ndërkohë, bareve dhe restoranteve u kërkohet të punojnë me 50% të kapaciteteve në ambientet e brendshme dhe 70% të kapaciteteve në ambientet e jashtme, në mënyrë që të sigurojnë respektimin e distancës mes klientëve.

Masat pritet të zgjasin deri më 10 shtator, kur do të bëhet një rivlerësim i situatës epidemiologjike në vend.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>