
Kosova ka siguruar 300 mijë doza vaksina kundër Covid-19 falas nga Organizata Botërore e Shëndetit.
Lajmin e ka bërë publik drejtoresha e zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, e cila ka sqaruar se vaksina do të jetë falas për qytetatët.
Me 300 mijë dozat dhuratë nga OBSH-ja, Kosova parashikon të vaksinojë 20 për qind të popullsisë.
Ndërkohë qeveria kosovare ka bërë kërkesa dhe për blerjen e 1,2 milionë vaksinave, për të vaksinuar rreth 70 për qind të popullsisë.
Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vaksina potenciale kundër koronavirusit. Njëzetenjë vaksina janë në fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t’i sigurojnë ato.