Kosova siguron 300 mijë doza vaksinë falas kundër Covid-19

Nga Exit News
Kosova siguron 300 mijë doza vaksinë falas kundër Covid-19

Kosova ka siguruar 300 mijë doza vaksina kundër Covid-19 falas nga Organizata Botërore e Shëndetit.

Lajmin e ka bërë publik drejtoresha e zyrës së OBSH-së në Kosovë, Isme Humolli, e cila ka sqaruar se vaksina do të jetë falas për qytetatët.

Me 300 mijë dozat dhuratë nga OBSH-ja, Kosova parashikon të vaksinojë 20 për qind të popullsisë.

Ndërkohë qeveria kosovare ka bërë kërkesa dhe për blerjen e 1,2 milionë vaksinave, për të vaksinuar rreth 70 për qind të popullsisë.

Aktualisht, në botë janë duke u zhvilluar mbi 100 vaksina potenciale kundër koronavirusit. Njëzetenjë vaksina janë në fazën e provave klinike dhe të gjitha vendet po përpiqen t’i sigurojnë ato.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>