Kosova synon vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë

Nga Exit News
Kosova synon vaksinimin e 20 mijë qytetarëve në ditë

Kosova synon që të vaksinojë 20 mijë qytetarë brenda ditës në muajin shkurt.

Kështu deklaroi të mërkurën kryeministri në detyrë Avdullah Hoti.

Gjatë një konference për median, ai prezantoi planin e qeverisë në detyrë për vaksinimin e popullsisë kundër Covid-19.

Hoti tha se janë tri grupe që do të kenë prioritet për vaksinim: punonjësit dhe stafi shëndetësor, personat mbi 65 vjeç dhe personat me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë konferencës për shtyp Hoti deklaroi:

“Ne presim sikurse në vendet e rajonit, vaksinat e para të vinë në muajin shkurt. Kemi siguruar buxhetin. Siç e dini është miratuar buxheti për vitin 2021 dhe janë ndarë 40 milionë euro vetëm për vaksinën anti-COVID kështu që ne jemi të përgatitur për këtë proces të rëndësishme”.

Kryeministri në detyrë tha për gazetarët se të martën “u konkretizuan negociatat me kompaninë amerikane Pfizer për sigurimin e 535 mijë dozave të vaksinës”.

Kosova ka negociuar për marrjen e 600 mijë dozave të vaksinave nga Austria si dhe nga programi COVAX i Organizatës Botërore të Shëndetësisë,njoftoi Hoti.

Kosova pritet të marrë 720 mijë doza, apo vaksina të mjaftueshme për 20 për qind të popullatës.

Qytetarët që do të vaksinohen do të futen në një databaze dhe ata do të pajisen me një kartelë të imunizimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>