Kosova thërret seancë të jashtëzakonshme të hënën

Nga Exit News
Kosova thërret seancë të jashtëzakonshme të hënën

Kosova do të mbajë të hënën një seancë të jashtëzakonshme, pas kërkesës së 40 deputetëve.

Seanca do të mbahet më 28 tetor dhe do t’i përkushtohet buxhetit të vitit 2021 dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Njoftimin e bëri Lidhja Demokratike e Kosovës, ku shtoi se pas votimit të ktyre ligjeve, vendi mund të shkojë në zgjedhje.

Kjo kërkesë është shprehur edhe nga kryeministri Avdullah Hoti në ditët e fundit.

Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, deklaroi se seanca do të mbahet prej orës 11:00.

 “Duke u nisur nga rrethanat e krijuara politike dhe pasojat juridike, si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin KO 95/20, si dhe duke marrë në konsideratë nevojën që vendi të ketë siguri financiare dhe ekonomike, ne nënshkruesit e kësaj kërkese për seancë të jashtëzakonshme e konsiderojmë të nevojshme votimin e ligjit për ndarjen buxhetore, si dhe Marrëveshjeve Ndërkombëtare të cilat janë në procedurë kuvendore”, njofton LDK.

Buxheti i vitit 2021 është proceduar në Kuvend, por nuk është votuar ende. Nëse shpërndahet Parlameti pa u votuat buxheti, rrezikohet që Kosova të mbetet ma buxhet deri në muajin mars, sa të formohet qeveria e re.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do të mbahen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli votën e deputetit Etem Arifi për qeverinë Hoti të pavlefshme.

Vota e tij ishte vendimtare në formimin e qeverisë aktuale, i cili mori vetëm 61 vota në parlamentin me 120 vende, numri minimal i votave të kërkuara.

Qeveria Hoti u formua pas rrëzimit të qeverisë Kurti. LVV doli partia e parë në zgjedhjet që u mbajtën në Kosovë në tetor 2019. Por koalicioni mes LVV dhe LDK nuk rezistoi, e për pasojë qeveria Kurti u rrëzua në parlament me 82 vota.

Qeveria e re e Hotit, u formua me anë të koalicionit mes LDK, AAK, Nisma, parti të pakicave si edhe listën serbe.

Deri më tani Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Enver Hoxhajn kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.

Sakaq VV është shprehur e bindur se do të fitojë 60 deputetë.

Ndërsa LDK mendon se është partia më e favorizuar për të fituar zgjedhjet.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>