Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi të mërkurën masat e reja kufizuese në Kosovë. Kosova do të ndahet në 3 zona në bazë të numrit të infektimeve ku:
Në zonën e kuqe do të mbyllet çdo aktivitet nga ora 19:00 deri në 05:00 si dhe do të ndalohet lëvizja e qytetarëve në këto orare. Gjithashtu është e ndaluar hyrja e dalja nga këto zona.
Në zonën portokalli bizneset lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 18:00.
Shërbimet e hotelerisë dhe restorantet lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në ora 18:00, pas orës 18:00 punojnë vetëm shërbimi i dërgesave në shtëpi.
Qendrat tregtare lejohen të punojnë prej orës 05:00 deri në ora 18:00.
Në zonën e gjelbër bizneset dhe qendrat tregtare do të lejohen të punojnë nga ora 05:00 deri në orën 20:00. Transporti publik në këto komuna do të lejohet të punojë deri në 50 për qind të kapaciteteve.
Hotelet dhe restorantet do jenë të mbyllura pas orës 20:00, përveç dërgesave në shtëpi.
Hoti deklaroi se situata në Kosovë është tepër e rëndë dhe i bëri thirrje qytetarëve të respektojnë rregullat.