Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë do të verifikojë të gjithë kandidatët për deputetët për të parë nëse janë dënuar me vendim të formës së prerë për një vepër penale në 3 vitet e fundit.
Sipas ligjit, ata persona që janë dënuar për një vepër penale në 3 vitet e fundit, nuk mund të kandidojnë për deputet.
Partitë dhe koalicionet kanë dorëzuar në KQZ listat e tyre me kandidatë.
Në total numri i kandidatëve është 1,079 propozuar nga 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare.
Procesi i verifikimit do të përfshijë institucione të tilla si Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes.
Klikoni këtu për të lexuar listat e propozuara nga Vetëvendosja dhe PDK.