Kosova zgjeron marrëveshjen për strehimin e afganëve

Nga Exit News
Kosova zgjeron marrëveshjen për strehimin e afganëve

Kosova do të strehojë edhe afganët të cilët do të strehohen përkohësisht në një shtet tjetër përveç SHBA-ve.

Sipas vendimit të qeverisë të mërkurën, Kosova do të strehojë personat që janë në proces të aplikimit për vizat speciale të emigrimit në SHBA, ata që janë nën mbrojtje të vecantë, dhe ata që presin të zhvendosen në një shtet tjetër përveç SHBA-ve. Kosova është vendi i parë në Ballkan, i cili vendos të strehojë afganët e evakuuar nga cilido shtet.

Kosova dhe Shqipëria fillimisht pranuan të strehojnë afganët në pritje të një vize emigruese nga SHBA-të.

Deri më tani asnëj afganë nuk ka ardhur në këto dy vende, për shkak të situatës së vështirë të evakuimit në aeroportin e Kabulit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>