Kosovë, 10 viktima në 24 orë, 599 pacientë me Covid të shtruar në spitale

Nga Exit News
Kosovë, 10 viktima në 24 orë, 599 pacientë me Covid të shtruar në spitale

10 pacientë me koronavirus humbën jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, duke e çuar totalin e viktimave në vend që prej fillimit të pandemisë në 236.

Po ashtu 224 pacientë të rinj janë zbuluar duke e çuar numrin e të infektuave në 8 854.

Prej të infektuarve, 599 prej tyre janë të shtuar në spitale: 257 janë të shtrirë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare dhe 342 në spitalet rajonale.

Rritja e numrit të pacientëve me koronavirus që kanë nevojë për trajtim spitalor është rritur ndjeshëm javët e fundit, duke bërë që shumica e spitaleve të kenë arritur kapacitetet maksimale.

Në total në vend janë shëruar 4 730 pacientë dhe janë ende aktivë 3 888 të infektuar.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi se qeveria mund të marrë masa të tjera kufizuese duke parë rritjen e numrit të të infektuarve ditëve të fundit.

 

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme