Kosovë: 12 viktima nga Covid19 dhe 975 raste të reja

Nga Exit News
Kosovë: 12 viktima nga Covid19 dhe 975 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëri me dije të enjten se në vend u regjistruan 12 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit.

Nga 5 010 mostra të marra, si dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, kanë  rezultuar 975 raste të reja pozitive.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 893 pacientë, duke e çuar në 75 647 numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot.

Mbeten ende 13 874 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve, qysh prej fillimit të pandemisë, shkon në 91 405, prej të cilëve 1 884 raste kanë humbur jetën.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (90, 81 vjeç), Ferizaj 1 rast (92 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (71 vjeç), Kamenicë 1 rast (62 vjeç), Kaçanik 1 rast (60 vjeç), Mitrovicë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (72 vjeç), Rahovec 1 rast (81 vjeç), Suharekë 1 rast (70 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (76 vjeç).

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme