
259 të infektuar të rinj e Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 1,531 testimeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 7 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë ka një total prej 53,523 rastesh të regjistruara nga fillimi i pandemisë në muajin mars dhe 6,535 raste aktive.
Në total 1,375 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19, ndërsa 45,613 të infektuar janë shëruar.